Sport

“Kjo mund të ndikojë në karrierën time”, Rafa Mir i kërkon një prej viktimave të supozuara që të mos e denoncojë në polici…

Lojtari i Valencias po hetohet, pasi dyshohet se ka kryer krimin e sulmit seksual

12 Shtator 2024, 14:10 Nga DOSJA

“Kjo mund të ndikojë në karrierën time”, Rafa

SPANJE - Rasti i sulmit të dyshuar seksual nga Rafa Mir, lojtar i Valencias, vazhdon t’i bëjë që njerëzit të flasin në Spanjë, ndërkohë që të dhëna të reja dalin çdo ditë për atë që ka ndodhur.

Sipas informacioneve të mbledhura nga 'Las Provincias', viktima e dyshuar 21-vjeçare në deklaratën e saj është shprehur se lojtari i ka telefonuar një shoqes së saj, në mënyrë që ajo të mos bëjë denoncim tek autoritetet.

21-vjeçarja ka konfirmuar në polici se shoqja e saj ka marrë një telefonatë nga futbollisti, duke zbuluar fjalët e tij: “Ai tha se ishte personazh publik dhe kjo mund të ndikojë në karrierën e tij”.

Të nesërmen, sipas të njëjtës gazetë, e cila kishte akses në raportin e policisë, Rafa Mir kontaktoi sërish viktimën e supozuar, përmes një mesazhi në Whatsapp: "Përshëndetje, si jeni? Jeni më mirë". Gruaja nuk u përgjigj.

Kujtojmë që Rafa Mir, i cili këmbëngul në tezën e marrëdhënieve konsensuale, është i lirë ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll