Sport

Mosmarrëveshja për pagat mes Mbappe dhe PSG, shkon në gjykatë...

Avokatët e sulmuesit madrilen dhe përfaqësuesit e PSG janë takuar pa arritur marrëveshje në komisionin ligjor të LFP. Mbappé ka refuzuar propozimin e ndërmjetësimit dhe kërkon 55 milionë euro nga ish-klubi i tij mes pagave dhe bonuseve të besnikërisë.

12 Shtator 2024, 13:36 Nga DOSJA

Mosmarrëveshja për pagat mes Mbappe dhe PSG, shkon në

FRANCE - Mosmarrëveshja për pagat mes Kylian Mbappe dhe PSG po shkon drejt zgjidhjes në gjykatë, pasi përfaqësuesit e dy palëve nuk arritën marrëveshje në komisionin ligjor të LFP, të mbajtur këtë të enjte në Paris. 

Sulmuesi i Real Madridit kërkon 55 milionë euro, që korrespondojnë me pagën e tre muajve (prill, maj dhe qershor) dhe shpërblimet e besnikërisë të përcaktuara në kontratën që ai nënshkroi me klubin e tij të mëparshëm në maj 2022.

Përveç kësaj, Mbappé refuzoi propozimin e ndërmjetësimit nga profesionisti Football League, masë për të cilën përfaqësuesit ligjorë të PSG ishin të favorshëm.

Subjekti parizien, nga ana e tij, po i përmbahet marrëveshjes që kanë arritur me Mbappen për riintegrimin e tij në skuadër, pasi u nda për refuzimin e transferimit. Pas disa javësh në krahun e skuadrës së Luis Enriques, futbollisti iu rikthye dinamikës së skuadrës pariziene me sezonin tashmë të nisur.

Për PSG-në, Mbappé "ka bërë angazhime të qarta, të përsëritura, si publikisht ashtu edhe privatisht, dhe se këto angazhime duhet të respektohen nga lojtari", në lidhje me pagesat që ai do të hiqte dorë nëse do të linte klubin i lirë, siç ndodhi.

Marrëdhëniet mes PSG-së dhe Kylian Mbappe janë prishur plotësisht dhe mosmarrëveshja, pa surpriza, do të zgjidhet në gjykatë, sepse askush nuk dëshiron të dorëzohet. 

Fayza Lamari, nëna e futbollistit, e ka pranuar tashmë në një intervistë të bërë ditën e prezantimit të djalit të saj me Madridin, se do t'i shkonte deri në fund kësaj çështje pa përjashtuar mundësinë e përfundimit në gjykatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll