Sport

Mikel Arteta deri në 2027 te Arsenali!...

Sipas “The Athletic”, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rënë dakord me klubin londinez për të vazhduar kontratën e tij deri në qershor të vitit 2027.

12 Shtator 2024, 12:04 Nga DOSJA

Mikel Arteta deri në 2027 te Arsenali!...

ANGLI - Sipas David Ornstein, gazetar për Arsenalin në uebsajtin The Athletic, Mikel Arteta ka rënë dakord me klubin londinez për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2027.

Një shenjë e madhe besimi nga drejtuesit e Arsenalit ndaj trajnerit spanjol, i cili, në vitin 2022, kishte zgjatur kontratën e tij deri në fundi i sezonit aktual.

Me mbërritjen në stolin e “Topçinjve” në dhjetor 2019 për të zëvendësuar Freddie Ljungberg, Arteta i ka dhënë ngjyrë Arsenalit, duke fituar një Kupë FA (2020), dy Community Shields (2020, 2023), duke përfunduar dy herë në vendin e dytë në renditjen e Premier League (2023, 2024) dhe rikthimi në Champions League sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll