Art&Argëtim

VIDEO/ Nga puthja pasionante me Orlando Bloom te performanca dinamike, ja si u paraqit Katy Perry në VMAs

Kur erdhi koha për të marrë çmimin, ajo pati një person shumë të veçantë që e prezantoi para publikut- partnerin Orlando Bloom.

12 Shtator 2024, 12:21 Nga S.B
VIDEO/ Nga puthja pasionante me Orlando Bloom te performanca dinamike, ja si u
Katy dhe Orlando

SHBA- Këngëtarja Katy Perry u nderua me çmimin Video Vanguard të këtij viti në MTV Video Music Awards. Kur erdhi koha për të marrë çmimin, ajo pati një person shumë të veçantë që e prezantoi para publikut- partnerin Orlando Bloom.

“Ju e njihni atë si një superstar global që sjell dashuri, dritë dhe sensin e saj unik të humorit në çdo këngë që shkruan dhe çdo video muzikore që krijon” tha Bloom. “E njoh si nënë, si partnere, e cila sjell të njëjtën dashuri dhe gëzim në familjen tonë”.

Pas prezantimit të ëmbël të Bloom, Perry performoi një përzierje të hiteve të saj më të mëdha. Në fund të performancës, partneri i saj dhe babai i vajzës së tyre, Daisy Dove, i dhuroi asaj një puthje dhe trofeun.

katy perry orlando bloom

Sondazh

Poll