Art&Argëtim

FOTOT/ Selena Gomez shkëlqen në premierën e filmit "Emilia Pérez"

"Emilia Pérez" do të shfaqet në kinema të zgjedhura më 1 nëntor përpara se të shfaqet në Netflix më 13 nëntor.

11 Shtator 2024, 13:03 Nga S.B
FOTOT/ Selena Gomez shkëlqen në premierën e filmit "Emilia
Selena Gomez

TORONTO- Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare Selena Gomez, kaloi në tapetin e kuq në premierën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024 të filmit të saj të ri "Emilia Perez" e veshur me një fustan të zi me temina. Dizajni i Rodarte (2850 dollarë) paraqiste një detaj luleje në mes të dekoltesë.

Ndërsa Gomez ecte në tapetin e kuq, duke pozuar para kamerave, ajo shfaqi bizhuteritë e Tiffany & Co dhe një palë taka të zeza Santoni. Ylli i "Only Murders in the Building" definitivisht duket se po i përmbahet një stili të ri kur bëhet fjalë për tapetin e kuq.

FOTOT/ Selena Gomez shkëlqen në premierën e filmit "Emilia
Selena Gomez

Pasi u emërua miliardere falë markës së saj Rare Beauty, Gomez u shfaq në kopertinën e Vanity Fair, ku zbuloi disa lajme për të ardhmen e saj, duke treguar se nuk është në gjendje të lindi fëmijë për shkak të diagnozës së lupusit.

"Emilia Pérez" do të shfaqet në kinema të zgjedhura më 1 nëntor përpara se të shfaqet në Netflix më 13 nëntor.

selena gomez emilia perez

Sondazh

Poll