Art&Argëtim

VIDEO/ Jon Bon Jovi bën gjestin heroik, i shpëton jetën një gruaje e cila po tentonte të vetëhidhej nga ura

Këngëtari ndaloi për të tërhequr gruan në urën e këmbësorëve John Seigenthaler.

12 Shtator 2024, 11:04 Nga S.B
VIDEO/ Jon Bon Jovi bën gjestin heroik, i shpëton jetën një
pamje nga ngjarja

SHBA- Ikona e rock-ut Jon Bon Jovi i shpëtoi jetën një gruaje e cila po tentonte të vetëhidhej nga një urë në Nashville. Këngëtari ndaloi për të tërhequr gruan në urën e këmbësorëve John Seigenthaler.

Sipas Departamentit të Policisë Metropolitan Nashville, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa 62-vjeçari po filmonte një video muzikore në vendkalim. Në klipin, i cili u shpërnda nga policia, Bon Jovi shihet teksa i afrohet gruas, i flet për disa minuta dhe më pas e merr në krahë duke e përqafuar.

Ky gjest kaq human dhe heroik u komentua gjerësisht në rrjet, ku të gjithë falënderonin Bon Jovin për durimin dhe zemërgjerësinë.

jon bon jovi nashville

Sondazh

Poll