Art&Argëtim

VIDEO+FOTO/ Nga fustani ikonik i Madonnës te puthja me "alienin", çfarë nuk u pa nga performanca e Sabrina Carpenter në VMA

Carpenter u shfaq në tapetin e kuq me të njëjtin fustan që stilisti i famshëm Bob Mackie dizenjoi për Madonna-n në Oscarin e vitit 1991.

12 Shtator 2024, 12:09 Nga S.B
VIDEO+FOTO/ Nga fustani ikonik i Madonnës te puthja me "alienin",
Sabrina dhe Madonna

SHBA- Këngëtarja Sabrina Carpenter bëri një paraqitje të guximshme në MTV Video Music Awards 2024. Carpenter u shfaq në tapetin e kuq me të njëjtin fustan që stilisti i famshëm Bob Mackie dizenjoi për Madonna-n në Oscarin e vitit 1991.

Siç tha Carpenter për pamjen e saj: Është gjithmonë një moment i rëndësishëm kur brezi i ri risjell një fustan që dikur ishte veshur nga një legjendë, veçanërisht dikush si Madonna.

VIDEO+FOTO/ Nga fustani ikonik i Madonnës te puthja me "alienin",
Madonna

Paraqitja e Madonnës me këtë fustan ka hyrë në historinë e kulturës pop pasi, ndër të tjera, ishte viti kur ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve me Michael Jackson. Pamja e saj mbetet një nga momentet më ikonike të Mbretëreshës së Pop-it në tapetin e kuq.

Pasi kaloi në tapetin e zi, Carpenter u ngjit në skenën e çmimeve muzikore dhe performoi hitet e saj "Please Please Please" dhe "Espresso". Performanca e këngëtares ishte plot energji, ndërsa në një moment ajo u puth me një nga “alienët” në skenë.

VIDEO+FOTO/ Nga fustani ikonik i Madonnës te puthja me "alienin",
Sabrina

Këngëtarja dhe aktorja e njohur më në fund fitoi çmimin për këngën e vitit me hitin e saj ‘Espresso’, duke falenderuar fansat e saj teksa e pranoi.

 

sabrina carpenter vma mtv

Sondazh

Poll