Politike

"Policinë dhe pushtetin ia ke dorëzuar krimit", Bardhi-Ramës: Nuk dhe asnjë përgjigje, ku do i çosh mbetjet, si do i përpunosh?

12 Shtator 2024, 10:48 Nga r.ll
"Policinë dhe pushtetin ia ke dorëzuar krimit",
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama në interpelancën për mbetjet toksike, tha se qeveria i ka dorëzuar pushtetin dhe policinë krimit të organizuar. 

Bardhi iu drejtua Ramës duke i thënë nuk iu përgjigj asnjërës nga pyetjet kryesore të interpelancës. Ai u shpreh se mbetjet e rrezikshme nuk mund të eksportohen nëse nuk ka autorizim nga vendi pritës.

Bardhi: Kur i ke dorëzuar pushtetin, policinë dhe portin e Durrësit, krimit të organizuar, fajin e ka opozita? Po të sjell në vemendje, në 16 shkurt 2026 ke thënë: Ministri Ilir Beqaj ashtu si Tahiri janë më të sulmuarit, për shkak të bërjes së reformave. Pastaj pasi tu arrestuan ke thënë: Di gjë unë çfarë kanë bërë ato? Të njëjtën gjë po bën edhe tani. Nuk i je përgjigjur asnjërës nga pyetjet. 

Kurum International a prodhon hi dhe mbetje të rrezikshme? Ku kanë shkuar mbetjet se deri tani po kthehen vetëm 800 tonë. Ku do i çosh si do i përpunosh? Gjysmë e fjalimit ta kishte shkruar Belinda gjysmën Kumbaro. Nuk lejohet të bësh eksport të mbetjev të rrezikshme nëse nuk ke autorizim nga vendi pritës. Nëse nuk di çfarë behet, ik nga kjo punë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll