Politike

"Mjekësia falas është farsë e maxhorancës"/ Vokshi: Po përpiqet të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut, juve iu pëlqen të keni nën kontroll çdo institucion

Vokshi gjithashtu u shpreh se si opozitë do të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e qytetarëve.

12 Shtator 2024, 10:24 Nga S.B
"Mjekësia falas është farsë e maxhorancës"/
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në fjalën e saj ditën e sotme në parlament u shpreh se nga ana e maxhorancës po përpiqet që të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut. Më tej Vokshi thotë se mjekësia falas është veçse një farsë e maxhorancës dhe ajo i kërkon kësaj të fundit të heqë dorë nga ky akt normativ.

Vokshi gjithashtu u shpreh se si opozitë do të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e qytetarëve.

Fjala e plotë:

Po përpiqet të shtihet në dorë edhe Urdhri i Mjekut. Juve iu pëlqen të keni nën kontroll çdo institucion. Mjekësia falas është një farsë e maxhorancës. Ne ju kërkojmë të hiqni dorë nga ky akt normativ.

Ndiqni siç duhet procedurat për Urdhrin e Mjekut. Ne si opozitë do japim kontributin tonë, me qëllim që të jenë të mbrojtur mbi të gjitha qytetarët.

 

albana vokshi

Sondazh

Poll