Politike

"Akuza ekstreme nga goja shumë tellallëshe", Rama: Mallrat në ato kontenierë nuk janë mbetje të rrezikshme, shoqërohen me analiza laboratori

Rama tha se të gjitha akuzat e opozitës, sipas tij janë vetëm dyshime pasi nuk ka asnjë provë.

12 Shtator 2024, 10:32 Nga r.ll
"Akuza ekstreme nga goja shumë tellallëshe", Rama: Mallrat
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në interpelancën e kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për dy anijet me mbetje toksike. 

Rama tha se të gjitha akuzat e opozitës, sipas tij janë vetëm dyshime pasi nuk ka asnjë provë. Ai shtoi se teksa Prokuroria dhe OLAF po kryejnë hetimet nëse ato mbetje janë ose jo të rrezikshme, nga opozita janë gjetur fajtorët.

“Jam këtu për t’ju përgjigjur një kërkesë për interplenacë, pas një seri fletrrufesh të ca akuzave dhe fantazie malinje, për të vijuar helmimin e shqiptarëve përmes kanalizimeve të botës digjitale. Burimi i kësaj telenovele të fundverës që u shfaq pas asaj ngjarjes së Pogradecit, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh të rrezikshme nga Shqipëria në Azi.

Vet organizata ndërkombëtare jo qeveritare shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra nga Shqipëria janë mbetje të rrezikshme, pra dyshime asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por vetëm dyshime.  

Qysh në fillim agjensitë ligjzabtuese i kanë konsideruar këto dyshime me vëmendjen e duhur me dhe vullnetin për të hetuar dhe ndërkohë që prokuroria vazhdonë sot që të hetojnë, goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtor dhe fajtori janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye", tha ai.

edi rama seance plenare 12 shtator 2024

Sondazh

Poll