Politike

Fatos Nano shtrohet sërish në spital, ish-kryeministri thyen këmbën

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë. 

11 Shtator 2024, 17:25 Nga I.A
Fatos Nano shtrohet sërish në spital, ish-kryeministri thyen
Fatos Nano

TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano është shtruar sërish në spital. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë. 

Dosja.al mëson se shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spitalin Hygeia. Një vit më parë Nano, pasi një komplikacioni me mushkritë ka qëndruar për disa javë i shtruar në spital, ku dhe për pak kohë ka qenë në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

fatos nano spitali hygeia

Sondazh

Poll