Politike

Hasani takim me homologun hungarez: Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, kreu i diplomacisë shqiptare tha se Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.

11 Shtator 2024, 16:15 Nga M.B
Hasani takim me homologun hungarez: Bashkëpunimi politik
Peter Szijjarto dhe Igli Hasani

TIRANA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun hungarez, Peter Szijjarto. Mësohet se në takimin mes tyre theksi është vendosur në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, Hasani ka vlerësuar rolin e homologut Szijjarto, për të cilin tha se ka dhënë një kontribut të vyer për zgjerimin.

“Urime Hungarisë për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE. Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta”, tha Hasani.

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, kreu i diplomacisë shqiptare tha se Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë. Hasani theksoi se Presidenca hungareze e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Hasani e konsideroi vizionin strategjik të Hungarisë për rajonin si të frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues.

 

peter szijjarto dhe igli hasani

Sondazh

Poll