Politike

"Oferta e PD më e mirë se e PS", Këlliçi: Akuza ndaj Berishës e orkestruar nga qeveria për të dekurajuar opozitën!

Ai shtoi se PD kërkon zgjedhje të lira e qeveri teknike.

11 Shtator 2024, 15:35 Nga M.B
"Oferta e PD më e mirë se e PS", Këlliçi: Akuza
Belind Këlliçi

TIRANA- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, tha sot se oferta e PD është më e mirë sesa ajo e PS-së në zgjedhjet e 2025. N në një intervistë për News 24, Këlliçi tha se PD hyn në zgjedhje për të fituar. Ai shtoi se PD kërkon zgjedhje të lira e qeveri teknike.

Gjithashtu lidhur me akuzën e shpallur sot ndaj kreut të demokratëve Sli Berisha, Këlliçi tha se është orkestrim nga qeveria për të dekrajuar opozitën.

“Akuza ndaj Berishës orkestrim nga qeveria. Akuzat janë për të dekurajuar opozitën e vendit. Berisha goditet që të dobësohet PD. Oferta e PD është shumë më e mirë sesa ajo e PS. Personat që janë nga PS janë ose kandidatë për SPAK ose hajdutë. Te asnjë drejtues politik i Partisë Demokratike nuk ka asnjë akuzë. PD mori 600 mijë vota pa logo. Kërkojmë qeveri teknike për zgjedhjet e 2025.

PD është në aksion, është në protestë në Kashar-Thumanë, përpara Bashkisë Tiranë dhe poshtë shtëpisë së liderit tonë, Sali Berisha. PD hyn në zgjedhje për të fituar dhe për të sjellë ndryshimin që presin qytetarët. Vota e diasporës është jetike. Programi i Partisë Demokratike është drejt fundit dhe do jemi gati për fushatën dhe zgjedhjet”, tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll