11 Shtator 2024, 13:51
Nga r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku është njohur edhe me akuzën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Gjatë kohës që Berisha ishte në SPAK, jashtë prokurorisë ishin mbledhur mbështetësit e tij dhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike.
Mes tyre ishte edhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj i cili i ka cilësuar akuzat ndaj Berishës si politike. Gjekmarkaj tha se beson se Grupi Parlamentar i PD-së nuk do të ndalet me kaq, ndërsa shtoi se po shkojnë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt, sipas tij për të protestuar onë Bruksel apo tek Parlamenti Evropian.
Agron Gjekmarkaj: Unë e konsideroj një padrejtësi të madhe thirrjen e Berishës në SPAK. Jam dëshmitar i shkeljes së Kushtetutës për të panalizuar Sali Berishën. Kur kushtetuta shkelet në mënyrë të paligjshme, se ajo nuk duhet të shkelet asnjëherë në fakt, kjo bëhet për arsye politike dhe beneficar i kësaj është padyshim kryeministri Edi Rama dhe qeveria. Është mazhoranca e cila përpiqet të trukojë garën elektorale, ta futë opozitën në proces elektoral me liderin e saj të arrestuar. Për mua është tashmë një i burgosur i ndërgjegjes, është një bjerrje e madhe e standardeve demokratike politike dhe legale të Shqipërisë që është anëtare e NATO-s dhe që aspiron për të shkuar në Bashkimin Evropian. Ju e shikoni sot njerëzit e shumtë që janë këtu, dhe zemërimin e tyre. Këtë e përjetojnë si një padrejtësi të madhe gjithë demokratët e Shqipërisë, por jo vetëm demokratë por çdo qytetar i cili sigurinë e vet e ka tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek drejtësia. Ai sot ndihet i cenuar.
Ka një tendencë për të krijuar një barzvlefshmëri ndërmjet Sali Berishës dhe të korruptuarve të qeverisë të cilët thirren nga SPAK-u, pasi lëshohen nga kryeministri për të kompozuar kuadrin e një drejtësie me regji. Por Sali Berisha është Sali Berisha dhe hajdutët janë hajdutët. Kjo nuk është një gjë që mund të krijojë një ekuivalencë, ndërmjet tij dhe atyre që thirren nga prokurorët e SPAK-ut.
Unë besoj që Grupi Parlamentar i PD nuk do të ndalet me kaq. Ne po shkojmë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt për të protestuar në mënyrë më paqësore e demokratike, pranë institucioneve, evropiane në Bruksel apo tek Parlamenti Evropian. Në do të bëjmë hap pas hapi çdo lëvizje per të denoncuar, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që nuk po gjen përgjigje nga organet e drejtësisë për të denoncuar drejtësinë me regji e cila selekton vetëm liderin e opozitës pa prova dhe pa fakte dhe ne nuk do të kthehemi prej atje pa biseduar, pa patur një kontakt, pa sensibilizuar Evropën Demokratike, Brukselin, Komision Evropian. Parlamentin Evropian. Dhe mendoj që do të jemi shumë deputetë të opozitës ne këtë udhëtim drejt Evropës.
agron gjekmarkaj
Politike
11 Shtator 2024, 13:45
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për d&eum...
Politike
11 Shtator 2024, 13:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambientet e SPAK ku dhe është njohur me akuzën e ngri...
Politike
11 Shtator 2024, 12:58
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave menjëherë pasi u njoh vendimin...
Politike
11 Shtator 2024, 12:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kandidat për kryeministër do të jetë ai n&e...
Politike
11 Shtator 2024, 12:52
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas SPAK,...
Politike
11 Shtator 2024, 12:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi është nj...
Politike
11 Shtator 2024, 12:14
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhën&eu...
Politike
11 Shtator 2024, 11:59
N.F
Rama
TIRANË- Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2025-ës, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme mblodhi n&...
Politike
11 Shtator 2024, 12:00
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme ku dhe do të n...
Politike
11 Shtator 2024, 11:42
N.F
Komisioni
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës e Komisioni hetimor për koncesionet në shën...