Politike

Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen" Safet Gjicin me 500 milionë lekë tender

Tenderi për rikonstruksionin e dy zyrave postare: njëra në qendër të Tiranës dhe tjetra në qendër të Durrësit, është fituar nga kompania KEVIN CONSTRUKSION.

11 Shtator 2024, 16:25 Nga I.A
Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen"
Safet Gjici

TIRANË- Një tender i hapur nga Posta Shqiptare Sh.A, i është dhënë kompanisë së ish-kryebashkiakut të Kuksit Safet Gjici, të administruar nga vëllai i tij. Tenderi për rikonstruksionin e dy zyrave postare: njëra në qendër të Tiranës dhe tjetra në qendër të Durrësit, është fituar nga kompania KEVIN CONSTRUKSION. Kontrata është lidhur për një shumë prej 39,999,032 lekë të reja pa TVSH, e cila përkthehet në rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen"

Objekti i tenderit përfshinte rikonstruksionin e Zyrës Postare Qendër Tirana 5 dhe Zyrës Postare Qendër Durrës. Procesi i tenderimit ishte i hapur, me referencën REF-11500-06-28-2024, ndërsa fondi limit i përcaktuar ishte 58,439,437 lekë të reja pa TVSH, që është afërsisht 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen"

Në tender ka marrë pjesë dhe një kompani tjetër që kishte ofruar një vlerë më të ulët, por pavarësisht kësaj, KEVIN CONSTRUKSION është shpallur fituese. Kompania fillimisht ka pasur si pronar dhe adminstrues Safet Gjicin deri në vitin 2006. Më pas sipas Open Corporates, Gjici i kaluar aksionet e kompanisë vëllait të tij Lavdrim Gjici.   

Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen"

Prej një viti në burg/ Posta Shqiptare "shpërblen"

safet gjici posta shqiptare

Sondazh

Poll