Aktualitet

Iu gjetën në dyqan 17 celularë të kontrabanduar, arrestohet pronari i servisit të telefonave në Fier

Me rastin do të merret Prokuroria Fier.

11 Shtator 2024, 14:40 Nga S.B
Iu gjetën në dyqan 17 celularë të kontrabanduar, arrestohet
foto ilustruese

FIER- Pronari i një servisi celularësh është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se S.F 39 vjeç, posedonte 17 celularë të kontrabanduar.

Me rastin do të merret Prokuroria Fier.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestoi shtetasin S. F., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në subjektin e tij (servis celularësh), u gjetën dhe u sekuestruan 17 celularë të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.

 

fier

Sondazh

Poll