Aktualitet

Zjarri në tarracën e "Lobby Home"/ Reagon Policia: Nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, flakët janë shuar

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

11 Shtator 2024, 14:18 Nga S.B
Zjarri në tarracën e "Lobby Home"/ Reagon Policia: Nuk ka
pamje nga ngjarja

TIRANË- Tarraca e zyrave të "Lobby Home" në zonën e Lundrës, u përfshi nga flakët ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit.

Bëhet me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

lunder zjarr

Sondazh

Poll