Sport

Klubi indian ka "frikë" nga Balotelli...

Aktualisht i lirë nga çdo kontratë, sulmuesi italian sapo ka përjetuar një injorim të madh!

11 Shtator 2024, 08:30 Nga DOSJA

Klubi indian ka "frikë" nga Balotelli...

INDI - Mario Balotelli, i lirë që nga përfundimi i kontratës me Adana Demirspor, së fundmi pa një mundësi për të vazhduar karrierën e tij në Indi.

34-vjeçari, emri i të cilit ishte përfolur për t'iu bashkuar Kerala Blasters në Superligën Indiane (ISL), përfundimisht nuk u përzgjodh nga klubi indian.

Sipas Times of India, dy arsye kryesore e shpjegojnë këtë refuzim. Së pari, niveli mediatik i Balotellit, i konsideruar frikësues, bëri që klubi të dyshonte në realizueshmërinë e një nënshkrimi të tillë.

Për më tepër, polemikat rreth lojtarit, si brenda dhe jashtë fushës, u konsideruan shumë problematike për t'u trajtuar nga ana e ISL.

Kalimi i mundshëm i Balotellit do të ishte gjithashtu i komplikuar nga konsideratat financiare. Drejtuesit e Kerala Blasters kishin frikë se kërkesat e larta për pagën e sulmuesit, të krahasueshme me ato që prishën nënshkrimin e Ronaldinhos me FC Goa në 2016, pasi nuk ishin në përputhje me buxhetin e tyre.

Ish-lojtari i Manchester City, Liverpool dhe OM, sezoni i fundit i të cilit në Turqi u shënua nga forma të përziera dhe incidente të diskutueshme, prandaj mbetet në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll