Politike

Mbyllet për sot Komisioni për shëndetësinë, Vokshi në mbështetje të Berishës në SPAK

Deputeti i PD-së saktësoi se paga që kishte dhënë spitali për punën e koncesionarit ishte 9.6 mln lekë ujë e drita.

11 Shtator 2024, 11:42 Nga N.F
Mbyllet për sot Komisioni për shëndetësinë, Vokshi
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës e Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi. Sot para deputetëvë dëshmoi ish-drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti i cili vlerësoi koncesionarin por qiraja, uji dhe dritat janë paguar nga spitali. Deputeti i PD-së saktësoi se paga që kishte dhënë spitali për punën e koncesionarit ishte 9.6 mln lekë ujë e drita.

Ndërkohë kryetaja e komisionit, Albana Vokshi është larguar nga kjo seancë për të mbështetur kreun e Partisë Demokratike i cili do të paraqitet sot në orën 12:00 në SPAK. Ajo ka vendosur të lërë punën dhe të jetë prezente në protestën që po zhvillohet para ambienteve të SPAK në mbështetje të Berishës.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: U bë e lodhshme, 8 orë pardje, e 8 orë dje. Të mos marrim më shumë se dy dëshmitarë në ditë. Fizikisht po bëhet e pamundur edhe për tu përgatitur seriozisht.

Nis dëshmia e ish drejtorit të Spitalit Shkodër, Ardian Dajti

Ardian Dajti: Nuk e kam pasur kontratën e plotë të sterilizimit kur u emërova. Koncesioni kish filluar më herët. Ju kemi dhënë ambiente për koncesionarin por nuk jam i sigurt nëse ishte me pagesë apo jo. Spitali ka pasuar të gjitha, qiranë, ujë, e drita.

Edmond Spaho:  9.6 mln lekë ujë e drita për punën e spitalit i pagoi për koncesionarin.

Ardian Dajti: Ndryshimi është shumë i madh. Jo vetëm veglat që janë të sterilizuara, por koncesionari solli edhe materialet e buta, kur ne kemi punuar me bluza të shqyera, ose me kapele që i zienim në ujë të nxehtë. Sot i kemi një përdorimshe.
Dëshmia e Bruna Mersinit

Pas dëshmisë së Ardian Dajtit në pyetje u mor Brunilda Mersini, ish drejtore e spitalit të Vlorës.

 

vokshi komisioni i sterilizimit

Sondazh

Poll