Politike

"Do t'ia djegim mandatin"/ Berisha para gazetarëve: Jam më i motivuar se kurrë

Ndërkohë që i pyetur nëse ka zgjedhur një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha tha se kjo është ajo që do Rama, por nuk do ndodhi.  

11 Shtator 2024, 11:42 Nga I.A
"Do t'ia djegim mandatin"/ Berisha para gazetarëve: Jam
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ndihet më i motivuar se kurrë për t'i djegur mandatin e katërt kryeministrit Edi Rama. Duke folur, pasi doli nga banesa e tij për të shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha tha se është i motizuar për fitorën e tij. Ndërkohë që i pyetur nëse ka zgjedhur një kandidat rezervë për kryeministër, Berisha tha se kjo është ajo që do Rama, por nuk do ndodhi.  

Pjesë nga deklarata:

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër. Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.

Pyetje: Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Pyetje: Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?
Berisha: Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

Pyetje: A keni kandidat për kryeministër?
Berisha: Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?

Pyetje: Ju çfarë doni zoti Berisha?

Berisha: Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Ndërkohë që demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste dhë mbështetje për Berishën.

sali berisha

Sondazh

Poll