Sport

Kolumbia do përpiqet të hakmerret ndaj Argjentinës, për finalen e Copa América...

Argjentinasit kryesojnë kualifikimin e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, por tani do të kenë një provë të vështirë kundër të vetmit ekip që nuk ka humbur ende.

10 Shtator 2024, 11:30 Nga DOSJA

Kolumbia do përpiqet të hakmerret ndaj Argjentinës, për

KOLUMBI - Më pak se dy muaj pas finales së Copa America të fituar nga Argjentina përballë Kolumbisë, dy skuadrat takohen sërish sot, ku kolumbianët i janë afruar ndeshjes me ndjenjën e hakmarrjes, duke përfituar nga avantazhi i ndeshjes në shtëpi.

Argjentinasit kryesojnë kualifikimin e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 me një avantazh të qartë, por tani do të kenë një provë të vështirë ndaj të vetmes skuadër që nuk e kanë humbur ende.

Pas mbërritjes në Kolumbi, Lionel Scaloni ishte kritik për kohën e lojës (15.30 me orën lokale) në Barranquilla. “Është një vend shumë i nxehtë dhe ne do të luajmë në një moment të papërshtatshëm”,- tha trajneri argjentinas, diçka që nuk u pëlqeu mikpritësve.

Brazili, pas triumfit ndaj Ekuadorit, kërkon të konfirmojë rikuperimin në vizitën në Paraguaji. Dhe Endrick i ri mund të jetë lajmi i madh në njëmbëdhjetëshen, pasi sulmuesi i Realit u testua dje në boshtin sulmues, përkrah Vinícius dhe Rodrygo, në seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Assunção.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll