Sport

Një ish-futbollist, komentator i famshëm televiziv, pushohet nga puna pasi i dërgoi një gruaje një foto të pjesëve të tij intime

Zbulohen "problemet që lidhen me sjelljen e tij në vendin e punës", për të cilën Jermaine Jenas u pushua nga BBC.

10 Shtator 2024, 09:00 Nga DOSJA

Një ish-futbollist, komentator i famshëm televiziv, pushohet nga puna

ANGLI - Jermaine Jenas, komentatori i famshëm, që më herët luajti për Nottingham Forest, Newcastle United, Tottenham, Aston Villa dhe Queens Park Rangers, por dhe me Anglinë 21 herë, u shkarkua si komentator i BBC, për "çështje që lidhen me sjelljen e tij në vendin e punës".

Shtypi anglez ka publikuar se ish-futbollisti, i cili ka punuar në programe si 'The One Show' ose 'Match of the Day' dhe gjithashtu ka bashkëpunuar me 'BT Sport', dyshohet se ka ngacmuar një grua, duke i kërkuar që ajo t'i dërgonte foto me bikini, pasi i ka dërguar asaj një 'foto karike' (foto e pjesëve të tij intime), ndërsa punonte për BBC në Kupën e Botës 2022.

Një ish-futbollist, komentator i famshëm televiziv, pushohet nga puna

“Daily Star” raporton se BBC, e cila i paguante më shumë se 200 mijë euro në vit, shpenzoi javë të tëra duke përpiluar një dosje provash kundër ish-futbollistit ndërkombëtar, i cili për kuriozitet ishte drejtpërdrejt në talkSPORT, kur u publikua lajmi për shkarkimin e tij.

"Jermaine Jenas më dërgoi një foto të penisit të tij"

Denoncuesja ka shpjeguar në ‘Daily Mail’, se pasi ka marrë foton e Jermaine Jenas, ku shfaqen pjesët intime: “Isha e befasuar, u ndjeva e dhunuar. Gjatë gjithë kohës iu përgjigja mesazheve të tij, sepse e ndjeja se duhej, detyra ime ishte të tërheq klientë, por duke mbajtur gjithmonë distancën time dhe thashë që nuk do ta bëja."

Ishim në Katar, ku seksi jashtë martesës është i paligjshëm. Ajo që donte mund të na dënonte me shtatë vjet burg

"Ne ishim në Katar, ku seksi jashtë martesës është i paligjshëm. Ajo që ai donte mund të na kishte futur në burg për shtatë vjet. Por ai vazhdoi të këmbëngulte. Mendova... "je i paturpshëm." Dhe thashë... "Le të flasim dhe pas disa mesazheve më bllokoi”, ka thënë ajo.

Jermaine Jenas i mohon akuzat

Jermaine Jenas, i cili është i martuar me Ellie Penfold për 13 vjet dhe ka katër fëmijë, i mohon akuzat.

Një ish-futbollist, komentator i famshëm televiziv, pushohet nga puna

Një burim i afërt me Jenas tha për The Sun se "Jermaine mohon plotësisht, që këto mesazhe me tekst ishin të pakërkuara. Ato ishin mes dy të rriturve që pranonin të bisedonin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll