Politike

Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi i lexon shkresat ku raportonte shqetësimet, Enkelejd Joti: S'mbaj mend!

Joti ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT, mars 2017 – 2021 ndërsa është thirrur për të dëshmuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit me kompaninë "Sani Service". 

9 Shtator 2024, 20:11 Nga N.F
Komisioni hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi i lexon shkresat
Enkelejd Joti

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi është zhvilluar seanca dëgjimore e Enkelejd Jotit. Joti ka mbajtur postin e drejtorit të QSUT, mars 2017 – 2021 ndërsa është thirrur për të dëshmuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit me kompaninë "Sani Service".  Seanca dëgjimore zgjati 3 orë ndërsa deputetja e PD-së, Albana Vokshi insiston se vetë Joti gjatë kohës që ka qenë drejtor e ka shprehur shqetësimin herë pas herë në ministrinë e Shëndetësisë dhe tek koncesionari.

Ajo lexoi dhe disa shkresa dhe ankesa të shefave të reparteve ku shprehin shqetësimin për problematikat e shërbimit. Joti hoqi përgjegjësinë nga koncesionari por e vlerësoi si një shërbim të duhur për QSUT-në 

"Ne inkurajonim mjekët që për arsye të caktuara nuk kanë parashikuar dhe një mjet të posacme, ata ta kërkonim dhe ne ta raportonim tek koncesioni për tia shërbyer më mirë pacientëve. Ia kemi raportuar që koncesionari të jetë më i përgjegjshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kryer funksionet e veta dhe nuk ka funksionuar koncesioni. Unë mund të them. Në dijeninë time koncesionari ka qenë gjë e mirë që është bërë për QSUT-në.

Nuk e di nga ana financiare por nga impakti që kam marrë nga stafi. Normale që kishte problematika, do të ishte anormale nëse nuk kishte. Ata nuk janë robotë. Problem do të ishte nëse nuk do i kisha adresuar. Nuk di cili shërbim i kardiokirurgjisë nuk është future në koncesion dhe për cfarë arsye. Koncesionin nuk e lidhi QSUT por u lidh më përpara nga ministria dhe iu dërgua QSUT-së e të gjithë spitaleve të tjera për ta zbatuar. Për të monitoruar këto problematika e adresuar," tha Joti.   

enkelejd joti vokshi

Sondazh

Poll