Politike

"Matemi ku duam të jemi në 2030!" Rama në mbledhjen e kryesisë së PS: Na duhet një energji ende më e madhe

Ai shtoi se beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.

9 Shtator 2024, 18:28 Nga M.B
"Matemi ku duam të jemi në 2030!" Rama në mbledhjen e
Edi Rama

TIRANA- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e forcës politike që ai drejton. Në fjalën e tij Rama foli për platformën "Deputeti që Duam". Ai tha se Partisë Socialiste i duhet një energji edhe më e madhe, ndërsa shtoi se PS sot ka 700 mijë zgjedhës. Sipas tij, në 2030 synon të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Ai shtoi se beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.

"Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet  një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave. Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS.

Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë. Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu ngritur drejt majës së 2030, ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll