Politike

Rama: Ambicia jonë është që PS 2023 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë!

Gjatë fjalës së tij teksa prezantonte platformën "Deputeti që Duam". Rama u shpreh se ata nuk maten ku ishin por maten ku duam të jenë në vitin 2030.

9 Shtator 2024, 18:17 Nga N.F
Rama: Ambicia jonë është që PS 2023 të jetë partia
Rama

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e forcës politike që ai drejton. Gjatë fjalës së tij teksa prezantonte platformën "Deputeti që Duam", Rama u shpreh se ata nuk maten ku ishin por maten ku duan të jenë në vitin 2030. Ai shtoi se ambicia e tyre është që të synojnë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. 

Edi Rama: Sot ne nuk matemi ku ishim, matemi ku duam të jemi në 2030. Ndaj na duhet një energji ende më e madhe, një PS që të jetë pasqyra ambicieje jo thjeshtë të vetvetes por të shoqërisë për Shqipërinë. Ne duhet një parti që të jetë një parti pasqyrë e të gjithë forcave të progresit në vend, të mishëruara në fytyrën, mendjen dhe shpitin e të gjithë atyre që janë pjesë e këtyre forcave. Forcave të sipërmarrjes, universitare, të forcave të punës në fshat, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë forca mbështetëse të PS.

Zgjedhësit tanë janë mbi 700 mijë, ambicia jonë është që në të synojmë që PS 2030 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë. Jemi gati tu presim krah hapur dhe t’ju ofrojmë drejt destinacionit që mendoni për vetën tuaj. Besoj që në fund të këtij procesi mund të kemi qindra aplikantë. Numri i deputetëve të skuadrës së PS është shumë më i vogël se ky numër. Beteja e pranverës së ardhshme dhe përpjeka për tu nxitur drejt 2023 ka nevojë për më shumë njerëz se grupi parlamentar.

edi rama platforma deputeti qe duam

Sondazh

Poll