Sport

Didier Deschamps nën presion: “Kritika? Unë nuk jetoj në një bunker”

Trajneri galik ka një test të vështirë kundër Belgjikës, ndaj së cilës duhet të fitojë…

9 Shtator 2024, 18:30 Nga DOSJA

Didier Deschamps nën presion: “Kritika? Unë nuk jetoj në

FRANCE - Pas humbjes së qartë ndaj Italisë (1-3), Didier Deschamps ka një provë zjarri këtë të hënë kur pret Belgjikën në Lyon, duke e ditur se nuk mund të dështojë. Nëse Franca nuk fiton, rrezikon të përkeqësojë situatën në Grupin 2 të Ligës A, të kryesuar nga belgët dhe italianët me nga 3 pikë.

"Kritikat kanë ekzistuar gjithmonë dhe unë gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia. Unë nuk jetoj në një "bunker" dhe është e natyrshme që tifozët nuk janë të kënaqur. Por presim një reagim të mirë nga kombëtarja. Mund të bëjmë më mirë kolektivisht,” tha trajneri francez.

Humori i Italisë është shumë ndryshe, pasi përballet me Izraelin... në Budapest. Madje Luciano Spalletti synon të pushojë disa lojtarë. "Është e pamundur të kapërcesh lodhjen pas tre ditësh,"- vuri në dukje ai. Calafiori dhe Lorenzo Pellegrini janë lënë jashtë për shkak të dëmtimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll