Sport

Ballkani prezanton pasardhësin e Ilir Dajës në pankinë!

Artim Pollozhani ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës kampione të Kosovës. 42-vjeçari ka punuar edhe më herët me klubin kosovar, por në rolin e zëvendës-trajnerit.

9 Shtator 2024, 17:20 Nga DOSJA
Ballkani prezanton pasardhësin e Ilir Dajës në pankinë!

KOSOVE - Ballkani nuk humbet kohë pas largimit të Ilir Dajës dhe ditën e sotme ka prezantuar trajnerin e ri. Artim Pollozhani ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës kampione të Kosovës. 42-vjeçari ka punuar edhe më herët me klubin kosovar, por në rolin e zëvendës-trajnerit.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani! Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.

Përvoja dhe njohuritë e tua  për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm  në këtë rrugëtim të ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll