Politike

"Nëse s’do zhvillohej ajo asamble a do zgjidheshit më pas ju?" Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli, debate në Komisionin e Edukimit pas vendimit të CAS

Ky i fundit u thirr në Komisionin Parlamentar të Edukimit për të raportuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri.

9 Shtator 2024, 16:17 Nga M.B
"Nëse s’do zhvillohej ajo asamble a do zgjidheshit më pas
Ina Zhupa dhe Fidel Ylli

TIRANA- Në Komisionin Parlamentar të Edukimit pati debate të ashpra sot mes kryetares Ina Zhupa dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli. Ky i fundit u thirr në Komisionin Parlamentar të Edukimit për të raportuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Zhupa risolli në vëmendje vendimin e CAS për asamblenë e janarit e 2021 ku u shkarkua Viron Bezhani dhe u ndryshua statuti. Gjykata arbitrale e Lozanës, me e larta e sportit, më 17 qershor 2024 e cilësoi të paligjshme asamblenë në fjalë. Vendimi i CAS duhet të konkludohet nga gjykata e apelit në Tiranë me qëllim që ti jepet një zgjidhje përfundimtare çështjes. Zhupa, vijoi të këmbëngulte se Fidel Ylli është i paligjshëm në krye të KOKSH.

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION:

Zhupa: Ylli a mund të na thoni me këtë vendim të CAS a keni dijeni, kush është qëndrimi juaj dhe përse është zhvilluar një asamble tjetër pas kësaj?

Ylli: Kjo është një asamble e KOKSH-it në janar 2021 dhe unë kam qenë deputet. S’kam qenë në këtë asamble dhe as s’e kam organizuar unë. Unë jam zgjedhur në prill, mbas 4 muajsh.

Zhupa: Ju në konceptim tuaj dhe si ish-deputet dhe president mendoni se duke e rrëzuar CAS atë asamble që s’keni qenë ju, por ka ndryshuar më pas rregullat që do zgjidheshit ju, iu ka prekur ligjshmërinë ju? Nëse s’do zhvillohej ajo asamble a do zgjidheshit më pas ju?

Ylli: Ajo asamble nuk e cënon fare zgjedhjen time, absolutisht zero. Është një ish-president që i kishte mbaruar mandati dhe nuk donte të mblidhte asamblenë.

Komisioni u ndërpre nga kërkesa e zëvendës kryetares Evis Kushi, e cila tha se Zhupa po e kthente çështjen në politike.

koksh

Sondazh

Poll