Politike

Doktori rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama nuk e kalon pa batuta: Sot e mora vesh që je qejfli

Teksa po fliste në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat, doktor Sallabanda ka rrëfyer dashurinë e parë në gjimnazin e Beratit.

9 Shtator 2024, 13:35 Nga I.A
Doktori rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama nuk e kalon
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me mjekun Kita Sallabanda teksa ky i fundit ka treguar një histori dashurie që ka pasur në kohën e gjimnazit. Teksa po fliste në përurimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat, doktor Sallabanda ka rrëfyer dashurinë e parë në gjimnazin e Beratit. Ndërkohë që Rama nuk e ka kaluar këtë pjesë pa batuta për doktorin, duke e quajtur atë qefli.

Pjesë nga batutat:

Kita Sallabanda: Këtu kam njohur dashurinë time të parë, atë dashurinë e gjimnazistëve shumë e shumë vite më parë. Profesoresha Elpiniqi më ndiqtë nga mbrapa dhe më thoshte “jo”. Kam shumë kujtime të bukura.

Ish-drejtoresha: Ajo dashuria e parë më tërhoqi pak, por vetëm emrin doja unë.

Edi Rama: Sot e mora vesh që Kita është edhe qejfli se mbanka mend edhe dashurinë e parë nga gjimnazi dhe nuk rrika dot edhe pa e thënë. Për të mbajtur mend të gjithë e mbajmë, por Kita Sallabanda, gati gati sa nuk i tha ish drejtoreshës “shihemi pak mbrapa se dua të më çosh te dashuria e parë”. U mor vesh pa dashjen tënde Kita se motivi kryesor për të ardhur këtu dhe jam bindur që drejtorja dhe mësuesit e tjerë do të shoqërojnë të pini një kafe me dashurinë e parë. Sa herë e shoh Dhorin (Kule) them “a sikur të ishte edhe gjithë opozita si Dhori, sa mirë do ishte Shqipëria. 

edi rama kita sallabanda

Sondazh

Poll