Politike

Duan të konkurojnë tregun shqiptar/ Anila Denaj: Po mendojmë uljen e taksave për mishin që importohet nga Brazili

Duke folur në Komisionin e Çështjeve Ligjore për ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar”, Denaj theksoi se synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.

9 Shtator 2024, 13:19 Nga I.A
Duan të konkurojnë tregun shqiptar/ Anila Denaj: Po mendojmë
Anila Denaj

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar se mund të ulen taksat për kompanitë që importojnë mish nga Brazili. Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se ka një shqetësim të vazhdueshëm në konsumimin e mishit, nëse është prodhim vendi apo i eksportuar nga Brazili a Argjentina.

"Ka një shqetësim të vazhdueshëm në konsumimin e prodhimit veterinar, mishin. A është mish i kontrollor dhe vendas apo i eksportuar nga Brazili apo Argjentina, etj. Pyetja është: Sa është përqindja e konsumit të mishit në Shqipëri, midis mishit të prodhuar në vend dhe atij të eksportuar," thaÇupi

Duke folur në Komisionin e Çështjeve Ligjore për ndryshimet në ligjin “Për shërbimin veterinar”, Denaj theksoi se synojnë forcimin e monitorimit dhe inspektimeve në këtë sektor për të garantuar siguri ushqimore sipas standardeve të BE-së.

“Ne vijmë me një situatë epizotike shumë të pastër, ndërsa në rajon e vende të tjera ka pasur raste epizotike. Ne kemi ruajtur një situatë epizotike të pastër edhe kur fqinji ynë Greqia u prek nga murtaja. Ndërsa ndryshimet ligjore që parashtrojmë sot e përafrojnë kuadrin ligjor  me BE dhe vijnë në linjë me përpjekjet e qeverisë për integrimin në BE”, tha Denaj.

Po ashtu Denaj shtoi  se skema e financimit të blegtorëve nuk do të ndryshojë pasi imponon bashkimin e operatorëve dhe rritjen e blegtorisë në vend. Sipas Ministres ekziston një mundësi për uljen e taksave për rreth 15 kompani shqiptare që importojnë mishin nga Brazili.

“Janë 15 kompani shqiptare që tregtojnë mish importi nga subjekte të licencuara nga BE në Brazil. Kjo është garanci e produkteve cilësore. Ata kanë kërkuar uljen e taksës që të bëhen më konkurrente dhe ne po e diskutojmë. Ka kontrolle dhe certifikata sipas standardeve. Në pikat kufitare, kemi një projekt me Bankën Botërore ku do të hapen 7 pika laboratorike për të kontrolluar produktet e importit”, tha Denaj.

anila denaj

Sondazh

Poll