Politike

Berisha thirret në SPAK, të mërkurën do t’i paraqitet zyrtarisht akuza dhe Jamarbër Malltezit

Ndërkohë, bëhet me dije se hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

9 Shtator 2024, 15:24 Nga M.B
Berisha thirret në SPAK, të mërkurën do t’i paraqitet
Sali Berisha

TIRANA- Prokuroria e Posaçme po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se këtë të mërkurë në orën 12, Berisha duhet të paraqitet pranë SPAK për t’i komunikuar akuzën.

Ndërkohë, bëhet me dije se hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Momentalisht nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’i komunikohen Berishës. Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.

 

sali berisha

Sondazh

Poll