Politike

Debate te Shëndetësia/ Shehu për Aktin Normativ për Urdhrin e Mjekut: Antikushtetues, si në kohën e Enver Hoxhës

Shehu ka shtuar se askush nuk i ndalon më në revanshin e tyre ndaj institucioneve dhe e cilësoi Aktin Normativ si ekstrem.

9 Shtator 2024, 14:09 Nga I.A
Debate te Shëndetësia/ Shehu për Aktin Normativ për Urdhrin
Tritan Shehu

TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë është zhvilluar ditën e sotme me debate të shumta mes deputetit demokrat Tritan Shehu për ndryshimet në urdhërin e mjekut. Shehu në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për Urdhrin e Mjekut, i ka quajtur ndërhyrje të paligjshme dhe antikushtetuese të qeverisë. Shehu ka shtuar se askush nuk i ndalon më në revanshin e tyre ndaj institucioneve dhe e cilësoi Aktin Normativ si ekstrem.

“Merret guximi të goditet një institucion si Urdhri i Mjekut. Shteti po fut duart si hajdut, sepse ka frikë nga institucionet e pavarura. Po godasin edhe këtë. Pse? Sepse e ndjejnë se janë të pavarur, profesionistë dhe i kanë frikë. Këtu ka mbaruar gjithçka. Nuk rregullohet më! I bëj thirrjeve kolegëve mjekë që të ngrihen siç u ngritën studentët. Kjo është e paligjshme, antikushtetuese”, tha Shehu.

Shehu ka deklaruar më tej se është shkelje ndërhyrja te ligji i urdhrit të mjekut, duke shtuar se ai është i pavarur.

“Keni frikën të dilni hapur. Bëni ligje të tjera. Është antikushtetuese. Akti normativ është antikushtetues dhe i paligjshëm. Aktet Normative janë të përkohshëm, kurse ky është i përhershëm. Shkelje të rënda kushtetuese dhe e papranueshme. E keni bërë si në kohën e Enver Hoxhës, shtetëzoni edhe qymezet. Po shkatërroni sistemin publik dhe kjo do largojë mjekët, do shtojë korrupsionin. Këtë s’e kanë bërë as Italia dhe as Franca”, tha Shehu.

Kurse nënkryetarja e komisionit, Klodiana Spahiu theksoi se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë Akt Normativ që prekin urdhrin e mjekut. 

Ndryshon vetëm struktura dhe kriteret e komisionit disiplinor, madje dhe këtë vetë Urdhri do e hartojë. Nuk ka ndryshim të buxhetit apo pikave të tjera. Bëhet fjalë vetëm për një Komision masash”, tha ajo.

Ndërsa kryetari i Urdhërit të Mjekut Fatmir Brahimaj theksoi se nuk ishin lajmëruar për këto ndryshime dhe nuk u bënë palë diskutimi. 

“Ajo ishte çështje kriminale dhe jo shkelje e etikes. Nuk mund të ndërhyhej nga ne. Sigurisht ka dhe çështje etike, por në këtë rast ishte vepër penale, aq sa edhe Prokuroria e Tiranës nuk e mori përsipër por e kaloi te SPAK-u. Ne trajtojmë shkelje të lehta etike. Në veprat penale presim vendimin e Gjykatës, ne nuk marrim vendime penale apo t’i trajtojmë”, tha Brahimaj.

fatmir brahimaj tritan shehu

Sondazh

Poll