Aktualitet

EMRI/ Tentoi të afrohej me të miturat dhe ti prekte në pjesë të trupit, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë, 56-vjeçari i denoncuar disa herë për ngacmim seksual

Policia e arrestoi 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur në vijim me masën e sigurisë.

9 Shtator 2024, 13:00 Nga S.B
EMRI/ Tentoi të afrohej me të miturat dhe ti prekte në pjesë
foto ilustruese

KORÇË- Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me arrestimin e 56-vjeçarit Nesti Zhobro në Korçë. Zhobro u arrestua ditën e sotme pasi tentoi të kryejë veprime të turpshme më dy vajza të mitura.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytetin e Korçës, teksa dy vajzat e moshave 7 dhe 8 vjeç po luanin me njëra-tjetrën. Pasi i ka pikasur, Zhobro është afruar drejt tyre me qëllim për ti prekur në pjesë të trupit.

Bëhet me dije se ky është rasti i disatë që 56-vjeçari kryen këto veprime pasi është denoncuar edhe më herët për këtë vepër penale. Policia e arrestoi 56-vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur në vijim me masën e sigurisë. Gjatë seancës do të dalin në pah edhe detaje të tjera lidhur me hetimin dhe pretendimet e prokurorisë në lidhje me rastin.

 

korce n zhobro nesti zhobro

Sondazh

Poll