Aktualitet

Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe disa klasa në qarkun e Korçës

Sipas të dhënave 1302 nxënës janë regjistruar këtë vit në klasën e parë krahasuar me 1698 që ishin një vit më parë.

9 Shtator 2024, 10:05 Nga S.B
Rënia e numrit të nxënësve/ Mbyllen gjashtë shkolla dhe
foto ilustruese

KORÇË- Në qarkun e Korçës 21080 nxënës kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2024-2025. Numri i nxënësve të regjistruar në krahasim me vitin e kaluar ka pësuar rënie të dukshme ku për pësojë janë mbyllur edhe disa shkolla e klasa.

Sipas të dhënave 1302 nxënës janë regjistruar këtë vit në klasën e parë krahasuar me 1698 që ishin një vit më parë. Po ashtu, numri i regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit shkollor është 1277, përkundrejt 1779 nxënësve në vitin e kaluar.

Për shkak të numrit të ulët të nxënësve, në ZVAP Kolonjë, është mbyllur shkolla e ciklit fillor Kodras dhe në ZVAP Devoll shkolla e ciklit fillor Kapshticë. Po ashtu edhe në Maliq janë mbyllur 4 shkolla fillore. Janë mbyllur klasa në shkollat e fshatrave Shqitas, Podgorie, Vreshtas, Zemblak, Orman, Strelce, Marjan.

Në shkollën Kamenicë, u mbyllen 2 klasa të ciklit fillor dhe një klasë e ciklit të lartë. Edhe në shkollën Floq u mbyll 1 klasë e ciklit të lartë.

shkolle korce qarku korce

Sondazh

Poll