Aktualitet

Lëvizja Antikomuniste e Postribës/ Benet Beci vendos lule. Qytetarët largojnë kurorat nga memoriali (Arrestohen nga Policia)

Por teksa Beci ka vendosur kurora me lule pranë memorialit, banorët i kanë bërë thirrje që të largohet nga aty. Por Beci iu tha se ishte aty për të respektuar 78-vjetorin e kryengritjes së Postribës.

9 Shtator 2024, 10:06 Nga I.A
Lëvizja Antikomuniste e Postribës/ Benet Beci vendos lule.
Momenti i vendosjes se luleve

SHKODëR- Përkujtimi i Lëvizjes Antikomuniste në Postribë ditën e sotme nuk ka kaluar pa incidente në Shkodër. Kryebashkiaku Benet Beci ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për të rënët kundër regjimit komunist në vend. 

Por teksa Beci ka vendosur kurora me lule pranë memorialit, banorët i kanë bërë thirrje që të largohet nga aty. Por Beci iu tha se ishte aty për të respektuar 78-vjetorin e kryengritjes së Postribës.

Bardh Shaba, familjar i të rënëve në Lëvizjen antikomuniste të Postribës pas ceremonisë së vendosjes me kurora me lule nga kryebashkiaku Benet Beci, ka shkuar pranë momorialit dhe ka hedhur në rrugë kurorat e vendosura.

 

Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!’ tha banori.

‘Shqiptar jam edhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve!’- iu përgjigj Beci.

E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!’ u shpreh një tjetër.

30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali,’ tha një banor tjetër.

‘Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!’ u shpreh një banor.

lëvizja antikomuniste e postribës benet beci

Sondazh

Poll