Aktualitet

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën pushuesi zviceran në Shëngjin

Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

9 Shtator 2024, 10:24 Nga S.B

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën pushuesi

SHËNGJIN- Një 77-vjeçar zviceran ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se sapo E.S 77 vjeç, ka hyrë në det, ka pësuar arrest kardiak duke ndërruar jetë në vend.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

shëngjin

Sondazh

Poll