Aktualitet

Gjendet pa shenja jete afër banesës 65-vjeçari në Divjakë, çfarë dyshohet

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

9 Shtator 2024, 10:53 Nga S.B
Gjendet pa shenja jete afër banesës 65-vjeçari në
foto ilustruese

DIVJAKË- Mëngjesin e sotëm 65-vjeçari B.Ç është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij. Sipas policisë, dyshohet se 65-vjeçarin e ka zënë korendi duke humbur kështu jetën në vend.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

divjake rryme elektrike

Sondazh

Poll