Aktualitet

Nis viti i ri shkollor, Manastirliu: Kapitull i ri me mundësi për të mësuar dhe zhvilluar së bashku

Me anë të një postimi në Facebook, Manastirliu theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla. 

9 Shtator 2024, 08:33 Nga I.A
Nis viti i ri shkollor, Manastirliu: Kapitull i ri me mundësi për
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Manastirliu theksoi rëndësinë e edukimit cilësor dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e kushteve në shkolla. Po ashtu Manastirliu shtoi se janë rritur pagat për mbi 30 mijë mësues dhe përpjekjet për zhvillimin e tyre profesional përmes trajnimeve falas, me synim për të përfshirë 16 mijë mësues në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional.

Postimi i Plotë:

Mesazhi im i urimit për nisjen e vitit të ri shkollor! Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ky moment shënon nisjen e një kapitulli të ri, me mundësi të reja për të mësuar e për t'u zhvilluar së bashku, me përvoja të reja dhe plot arritje e rezultate, që do të na bëjnë krenarë. Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur

ogerta manastirliu viti i ri shkollor

Sondazh

Poll