Sport

Refuzoi shiritin e kapitenit dhe nuk festoi golin ndaj Irlandës, Rice zbulon arsyen…

Declan Rice ka zbuluar arsyen, pse refuzoi që të festojë pas golit që shënoi për Anglinë, ku ‘Tre Luanët’ fituan me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës.

8 Shtator 2024, 15:00 Nga DOSJA

Refuzoi shiritin e kapitenit dhe nuk festoi golin ndaj Irlandës, Rice

ANGLI - Mesfushori i Arsenalit i dha avantazhin Anglisë pas vetëm 11 minutave lojë në ‘Aviva Stadium’ me një goditje të bukur, e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës së Kelleher.

25-vjeçari refuzoi që ta festojë këtë gol, duke ngritur të dyja duart në drejtim të tifozëve irlandezë.

Mësohet se Declan Rice kishte luajtur më herët për Irlandën në tri raste të ndryshme, para se të ndryshonte shtetin, të cilin do të përfaqësonte, duke zgjedhur Anglinë në vitin 2018.

Sidoqoftë, Rice e shpjegoi vendimin e tij mbi atë se pse refuzoi të jetë edhe kapiten i Anglisë për këtë ndeshje, pas largimit të Harry Kane në minutën e 84-të.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, por unë nuk do të festoja kurrë. Unë kam një familje irlandeze. Gjyshja dhe gjyshi im që nuk janë më këtu dhe mendoj se do të ishte mungesë respekti ndaj tyre, nëse do të festoja. Babai im ishte këtu po ashtu”.

“Ishte një ndjenjë e mirë të shënoja, por unë doja që të fokusohesha sërish tek ndeshja dhe të tentoja të shënoja më shumë gola. Kështu që po, ishte pozitive”, ka thënë Rice pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll