Sport

E FUNDIT/ Plas te Kosova! Përjashtohen nga kombëtarja: Muric, Zhegrova dhe Muslija!

Humbja në Prishtinë përballë Rumanisë, ka trazuar situatën në kampin ‘dardan’.

8 Shtator 2024, 14:27 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Plas te Kosova! Përjashtohen nga kombëtarja: Muric, Zhegrova

KOSOVE - Plas te përfaqësuesja e Kosovës. Ndërkohë që skuadra dardane po përgatitet për ndeshjen e radhës kundër Qipros, Federata e Kosovës njofton se tre lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija largohen nga grumbullimi, pasi kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga trajneri Franco Foda dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

“Me vendim të përbashkët të trajnerit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores të vendosur nga trajneri dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit ‘dardan’ do t’i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”,- shkruhet në njoftimin e Federatës Kosovare të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll