Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa shenje jete 43-vjeçarja në zonën e Shkozës, çfarë dyshohet

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale, pasi në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.

8 Shtator 2024, 10:52 Nga r.ll
E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa shenje jete 43-vjeçarja
foto ilustruese

TIRANË- Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në zonën e Shkozës në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale, pasi në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2024, në Shkozë, është gjetur pa shenja jete shtetasja B. R., rreth 43 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2024, 07:30 r.ll

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...