Aktualitet

Sherr mes dy të rinjve në Vlorë, plagoset me sende të forta një prej tyre, dërgohet me urgjencë në spital

Sipas informacioneve konflikti për motive të dobëta mes të rinjve ka nisur me fjalë fillimisht, ndërsa më pas ka degraduar në dhunë dhe në përdorimin e sendeve të forta. 

7 Shtator 2024, 21:09 Nga r.ll
Sherr mes dy të rinjve në Vlorë, plagoset me sende të forta
foto ilustruese

VLORË- Një konflikt ka ndodhur mes dy të rinjve mbrëmjen e sotme në një bulevard në Vlorë. Mësohet se një nga të rinjtë ka mbetur i plagosur. 

Sipas informacioneve konflikti për motive të dobëta mes të rinjve ka nisur me fjalë fillimisht, ndërsa më pas ka degraduar në dhunë dhe në përdorimin e sendeve të forta. 

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, i riu tjetër është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.

sherr ne vlore plagoset i riu ne vlore

Sondazh

Poll