Aktualitet

Tentoi të kultivonte 62 fidanë kanabis, arrestohet 68-vjeçari në Malësinë e Madhe (EMRI)

Ky i fundit dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

8 Shtator 2024, 10:26 Nga r.ll
Tentoi të kultivonte 62 fidanë kanabis, arrestohet 68-vjeçari
fidane

MALËSI E MADHE- Një 68-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, pasi tentoi të kultivonte 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan, në pronë publike. 

Në pranga është vënë shtetasi Gjek Kacaj. Ky i fundit dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Tentoi të kultivonte 62 fidanë kanabis në fshatin Shegan, në pronë publike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 68-vjeçari, Gjek Kacaj.

Ky shtetas dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit në bashkëpunim me SPK Bajzë, duke përdorur dronë për monitorim ajror, në njësinë Administrative Kastrat, në fshatin Shegan, kanë konstatuar të mbjella në tokë 62 fidanë të dyshuar kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.

Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. K., 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

gjek kacaj malesi e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2024, 07:30 r.ll

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...