Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të jetë moti ditën e sotme

8 Shtator 2024, 07:24 Nga r.ll
Kthjellime dhe alternime vranësirash, mësoni si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të jetë edhe sot në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan e Berat, ku termometri do të shënojë 35 gradë celcius, ndërsa Tirana, Lezha, Durrësi e Gjirokastra do të kenë temperatura maksimale 34 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

moti 8 shtator 2024

Sondazh

Poll