Aktualitet

Konflikt i dhunshëm mes shqiptarëve në Greqi, një i plagosur në gjendje kritike, një tjetër shpallet në kërkim

Raportimet e para tregojnë se ka pasur një debat fillimisht mes klientëve në një kafene, ndërsa konflikti ka vazhduar edhe jashtë dyqanit, në rrugë.

8 Shtator 2024, 08:47 Nga r.ll
Konflikt i dhunshëm mes shqiptarëve në Greqi, një i plagosur
foto ilustruese

GREQI- Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mes disa shqiptarëve në Heraklion të Greqisë. Raportohet se sherri mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një rrugë qendrore të qytetit.

Raportimet e para tregojnë se ka pasur një debat fillimisht mes klientëve në një kafene, ndërsa konflikti ka vazhduar edhe jashtë lokalit, në rrugë.

Sipas burimeve policore, një nga shqiptarët është goditur me thikë nga një bashkatdhetar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij konsiderohet kritike.

sherr mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2024, 07:30 r.ll

Qeveri ulu: 4!

foto ilustruese TIRANË- Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike...