Aktualitet

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet administratori në Bulqizë

Për pasojë pas kontrollit në lokal u gjetën dhe sekuestruan 3 aparate celular, 10 televizorë, 1 kompjuter dhe një sasi vlere monetare.

7 Shtator 2024, 11:07 Nga S.B
Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit,
pamje nga ngjarja

BULQIZË- Një 23-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se K.M 23 vjeç kishte përshtatur lokalin që administronte për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive me telefon.

Për pasojë pas kontrollit në lokal u gjetën dhe sekuestruan 3 aparate celular, 10 televizorë, 1 kompjuter dhe një sasi vlere monetare.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Përshtati lokalin dhe organizonte e veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga administratori i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar punën dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen e Re, Bulqizë, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin duke organizuar veprimtarinë e lojrave të fatit nëpërmjet celularit të tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular, 10 televizorë, 1 kompjuter dhe një sasi vlere monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

bulqize lojera fati

Sondazh

Poll