Aktualitet

EMRI/ Punëtori ra nga skela dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit në Tiranë

Ditën e djeshme një 66-vjeçar me iniciale V.B, teksa punonte në një objekt në ndërtim, është rrëzuar aksidentalisht nga skela.

7 Shtator 2024, 10:35 Nga S.B
EMRI/ Punëtori ra nga skela dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi
foto ilustruese

TIRANË- Drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit ku humbi jetën ditën e djeshme (6 shtator) punëtori, është arrestuar. Bëhet fjalë për Kristian Molin 33 vjeç, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ditën e djeshme një 66-vjeçar me iniciale V.B, teksa punonte në një objekt në ndërtim, është rrëzuar aksidentalisht nga skela. Për pasojë të dëmtimeve të rënda, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Kristian Moli 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

tirane kristian moli

Sondazh

Poll