Aktualitet

Aksident në afërsi të Maliqit/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagosen dy persona

Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

6 Shtator 2024, 22:09 Nga r.ll
Aksident në afërsi të Maliqit/ Makina humb kontrollin dhe del nga
foto ilustruese

MALIQ- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Maliqit, konkretisht pranë fshatit Rëmbec. Një 31-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shoferi dhe pasagjerja janë lënduar dhe po marrin mjekim në spital. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne maliq fshati rembec

Sondazh

Poll