6 Shtator 2024, 20:24
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme ka theksuar se detyra kryesore e demokratëve në këto 9 muaj deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është të riaktivizojnë të gjithë fuqinë për protesta të pandalshme.
Më tej Kryedemokrati u shpreh se PD ka lindur nga guximi i atyre që i nxorën kraharorin diktaturës më të egër staliniste në Europë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë. Përshëndetje të përzemërta oratorëve fjalëartë të kësaj platforme që përcjellin të vërtetat e mëdha çdo natë të shqiptarët. Të dashur miq, u bënë vite, tre vite që ne demokratët dhe demokratet kemi luftuar në mbrojtje. Por, kemi bërë në mbrojtje një luftë, e cila do regjistrohet në memorien e kohës si mbrojtja më e suksesshme e demokracisë, e lirisë, e dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Por, beteja në mbrojtje miqtë e mi shpesh të bën të harrosh fuqinë e madhe që ke. Sulmi dhe vetëm sulmi është mundësia për të shpalosur të gjithë fuqinë tënde.
Ne demokratët nuk duhet të harrojmë se PD ka lindur nga guximi i atyre që i nxorën kraharorin diktaturës më të egër staliniste në Europë. Kemi harruar se rrënjët e PD gjenden në ato qindra e mijëra familje shqiptare që dinjitetin, lirinë e kanë kryesoren. Që janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithmonë për liri, dinjitet dhe demokraci. Që nuk refuzojnë kurrë betejën kur ajo bëhet për dinjitet, për familjen dhe kombin e tyre,. Kemi harruar dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se këta guximtarë në familjet e tyre kanë rritur fëmijë me po ato ideale që shembën diktaturën e Enver Hoxhës. Prandaj detyra jonë kryesore në këto 9 muaj është të rikthejmë, riaktivizojmë të gjithë fuqinë e papërmbajtshme të PD dhe të dridhim nga themelet narkoshtetin e Edi Ramës dhe të ecim të sigurt drejt qeverisë teknike," tha Berisha.
sali berisha
Politike
6 Shtator 2024, 19:41
r.ll
mbledhja
TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar ...
Politike
6 Shtator 2024, 19:15
r.ll
mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të P...
Politike
6 Shtator 2024, 18:29
r.ll
mbledhja
TIRANË- Në selinë blu po zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i partisë,...
Politike
6 Shtator 2024, 14:32
M.B
Nicholas Abbot
TIRANA- Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë tashmë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e ti...
Politike
6 Shtator 2024, 14:13
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku foli m...
Politike
6 Shtator 2024, 13:55
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku tha se...
Politike
6 Shtator 2024, 13:46
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot dorëheqjen e drejtorit të Përgjit...
Politike
6 Shtator 2024, 13:46
S.B
TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se do të angazhohet në punën e ngritur nga Komisioni i Posaçëm për Mir&e...
Politike
6 Shtator 2024, 13:37
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku tha se...
Politike
6 Shtator 2024, 13:26
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur sërish akuza në drejtim të ish-bashkëshortes s&eum...