Aktualitet

Policia del sërish zbuluar/ Thanë se e arrestuan me plan operacional, familjarët tregojnë me fakte vetëdorëzimin e 32-vjeçarit

Për të faktuar këtë, familjarët publikuan edhe dokumentin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore, sipas të cilit 32-vjeçari është vetëdorëzuar në organet ligjzbatuese.

6 Shtator 2024, 14:46 Nga S.B
Policia del sërish zbuluar/ Thanë se e arrestuan me plan operacional,
Ervis Dervishi

ELBASAN- Policia njoftoi ditën e sotme se kishte ndaluar dhe vënë në pranga 32-vjeçarin Ervis Dervishin pasi para një viti kishte kanosur ish-shokun Aleko Ferhati për t’i marrë 200 mijë euro. Në njoftimin e plotë thuhej se: Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim Ervis Dervishi 32 vjeç, banues në Belsh.

Policia del sërish zbuluar/ Thanë se e arrestuan me plan operacional,
Ervis Dervishi

Por në fakt kjo nuk rezulton kështu sipas familjarëve të Dervishit të cilët folën për BallkanWeb. Sipas tyre, Ervisi është vetëdorëzuar dhe se ndaj tij nuk ka patur asnjë operacion për kapjen e tij.

“Djali ynë është dorëzuar në polici, nuk ka pasur asnjë operacion për kapjen e tij” shprehen familjarët.

Policia del sërish zbuluar/ Thanë se e arrestuan me plan operacional,

Për të faktuar këtë, familjarët publikuan edhe dokumentin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore, sipas të cilit 32-vjeçari është vetëdorëzuar në organet ligjzbatuese. Jo vetëm kaq, por në dispozicion është vënë edhe një video e Ervis Dervishit teksa vetëdorëzohet në polici pa pranga dhe i shoqëruar nga një person në dukje i afërt.

policia ervis dervishi

Sondazh

Poll